Modelim Hidraulik dhe Studim Hidrologjik për Projekte në Brigje dhe Shtrat Lumi
Në kuadër të kërkesave të AMBU për veprimtari ndërtimore në brigje dhe në shtratin e burimeve ujore, dokumentacioni teknik për projekte të tilla kërkon vlerësim të kujdesshëm hidrologjik dhe hidraulik.
Kompania jonë ofron shërbimin e plotë të studimit hidrologjik dhe modelimit hidraulik për aplikime pranë AMBU, veçanërisht për rastet që lidhen me:
• Formularin 35 – ndërtime, rindërtime apo vepra për mbrojtjen e brigjeve, mureve, digave dhe veprave të tjera në brigje;
• Formularin 36 – veprimtari ndërtimore në brigje;
• Formularin 41 – veprimtari të tjera në brigjet dhe shtratin e burimit ujor.
Shërbimi përfshin analizën e prurjeve projektuese, ndërtimin e modelit hidraulik në gjendjen ekzistuese dhe atë pas projektit, vlerësimin e niveleve të ujit, shpejtësive, kapacitetit përcjellës të seksionit, ndikimit të ndërhyrjes në regjimin e rrjedhës dhe rrezikut të përmbytjes.
Modelimi realizohet me programe të specializuara si HEC-RAS 1D/2D, duke u mbështetur në të dhëna topografike, profile tërthore, modele dixhitale terreni dhe parametra hidraulikë të përshtatshëm për kushtet e zonës.
Ky shërbim u vjen në ndihmë projektuesve, zhvilluesve, bashkive, institucioneve publike dhe subjekteve private që planifikojnë ndërhyrje pranë lumenjve, përrenjve, kanaleve, liqeneve apo trupave të tjerë ujorë.











