Testime dhe shërbime laboratorike

QMM është e pajisur me një laborator të specializuar për kryerjen e provave të parametrave mjedisorë.

Qendra e Monitorimit të Mjedisit (QMM) është kompani e pajisur me laborator të akredituar sipas standardit S SH ISO IEC 17025:2017.

Laboratori ka qenë një nga aktivitet në focus të QMM që në vitin 2010, vit ky i krijimit të laboratorit, duke e zhvilluar gradualisht sipas nevojave dhe kërkesave të tregut. Duhet të theksohet se laboratori i Qendrës së Monitorimit të Mjedisit (QMM) është laboratori i parë mjedisor i akredituar në Shqiperi që në vitin 2011.

0
Testime
0
Klientë
0
Industri

QMM eshte e pajisur me nje laborator te akredituar sipas standartit S SH ISO IEC 17025:2017.

Qendra e Monitorimit të Mjedisit (QMM) kryen mostrime të ujërave sipas metodave bashkëkohore për matricat:

  • Ujë sipërfaqësor (liqen, det, lum) duke përdorur pajisje ruttner për kampionim në thellësi të ndryshme
  • Ujë nëntokësorë (nëpërmjet puseve të monitorimit)
  • Ujë i shkarkimeve industriale

Në bazë të metodave dhe standarteve ndërkombëtare kryhen testimet e mëposhtme:

Testime laboratorike për ujëra në matricat:

  • Ujë shkarkimi industrial
  • Ujë të pijshëm
  • Ujë sipërfaqësor
  • Ujë nëntokësor
  • Ujë deti
  • Ujë pishine

 Testime fizikokimike të matricave të ngurta:

  • Tokë
  • Sedimente

Testime të cilesisë së ajrit në mjedise të jashtme dhe të brendshme

  • Gaze ndotëse si CO, CO2, NOx, CH4, CxHy, VOC, SO2, H2S etj.
  • Niveli i grimcave (LNP, PM10, PM5)
  • Testime të tjera realizohen sipas kërkesës.

Shkarkime të gazeve nga procese industriale (shkarkime pikësore në oxhak)

  • Gazet e djegies (O2, CO, CO2, NOx, CH4, CxHy, SO2, H2S)
  • Grimcat (LN, PM10, PM5)
  • Shkarkime nga kaldaja dhe vlerësim të efikasitetit të djegies
  • Mostrim të dioksinave dhe furaneve

Matje të nivelit të zhurmave dhe vibrimeve

  • Matje të nivelit të zhurmës
    • Mjedise të jashtme industriale
    • Mjedise të brendshme të punës
    • Zhurma e trafikut rrugor, hekurudhor, ajror
    • Zhurma e gjeneruar nga pajisje specifike
  • Matje të nivelit të vibrimeve
    • Matje të vibrimeve për mbrojtje të punonjësve që janë në kontakt me rrezikun që lidhet me vibrimet
    • Matje të vibrimeve dhe vlerësim të shqetësimit në raste ndërtimi objektesh, rrugësh, hekurudhë dhe shembje.

Matje të mjediseve të brendshme për sigurinë dhe shëndetin në punë

  • Cilësia e ajrit
  • Matje të nivelit të ndriçimit
  • Temperature
  • Lagështi
  • Rrymat e erës
  • Fusha elektromagnetike
  • Niveli i zhurmës
  • Niveli i vibrimeve

Qendra e Monitorimit të Mjedisit (QMM) ofron për operatorët që disponojnë pajisje testuese dhe për laboratorë të tjerë, kontrolle të cilësisë së testimeve në matricat:

  • ujë
  • Zhurma
  • Nivel i gazeve në atmosferë
  • Matje të nivelit të grimcave nëpërmjet metodës gravimetrike
  • Pesha
  • Temperatura e ajrit
  • Lagështia
  • Temperatura e pajisjeve (furra, pajisje tharje, frigoriferë, termoreaktorë, etj.)

Ky shërbim i ofrohet të gjithë operatorëve të cilët në profilin e punës së tyre duhet të kontrollojnë mjedisin e punës nëpërmjet pajisjeve testuese për kontrollin e risqeve shëndetësore të punonjësve. Këto raste mund të jenë:

  • Operatorë në industrinë e nxjerrjes së hidrokarbureve dhe rafineritë
  • Operatorë që punojnë në mjedise të mbyllura si p.sh. puseta, depozita kraburanti, etj.
  • Industri që punojnë në kushte specifike të mikroklimës dhe të cilësisë së mjedisit

Gjithashtu laboratorët që kryejnë testime të ndryshme në ujera, zhurma, gaze, grimca etj., mund të kryejnë kontrolle periodike të testimeve të tyre me materiale të certifikuara.

NGA QMM


Shërbime të tjera

Mob: +355 69 405 0210