Profili i Kompanisë

Qendra e Monitorimit të Mjedisit (QMM) është një kompani lider që ofron shërbime në fushën e mjedisit, certifikimeve të cilësisë, sigurisë në punë, trajnimeve për ndërgjegjësimin mjedisor dhe shërbimeve përkatëse të certifikimit.

Qendra e Monitroimit te Mjedisit (QMM) është një kompani me mbi 15 vjet përvojë në Shqipëri dhe Kosovë. Në një treg të ri dhe të paformuar, ajo pati një ndikim të rëndësishëm, duke u pozicionuar si një nga kompanitë kryesore të sektorit.

Me kalimin e viteve dhe për të rritur efikasitetin e shërbimeve në 2009 u themelua laboratori i parë me karakter mjedisor në Shqipëri

+
0
Projekte
+
0
Testime cdo vit
+
0
Klientë
+
0
Industri

Vizioni


Mjedisi dhe kushtet tona të jetesës përcaktojnë cilësinë e jetës tonë. Zhvillimi përfshin ndryshime. Zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor është rezultat i shumë projekteve të mëdha dhe të vogla. Legjislacioni i mjedisit dhe shëndetit në punë është i gjerë dhe ndryshon në mbarë botën.

Mbikëqyrja mjedisore mbulon shumë fusha të përgjegjësisë: Vlerësimi i rrezikut, zbulimi i hershëm i efekteve të dëmshme, mbrojtja operacionale e mjedisit, vlerësimet e lokacionit, përvetësimi dhe shfrytëzimi i informacionit. Ne do të gjejmë zgjidhjet më të mira, më të qëndrueshme dhe më të sigurta në mënyrë që ju të mund të merrni vendimin e duhur.

Misioni


Aktualisht, QMM është e pajisur me një laborator të specializuar për kryerjen e provave të parametrave mjedisorë të kërkuara nga legjislacioni shqiptar. Ekspertët e QMM-së kanë punuar me kompanitë dhe projektet kryesore në vend për monitorimin dhe shërbime të ndryshme mjedisore.

Gjatë këtyre viteve, QMM ka kryer monitorimin e vazhdueshëm të mjedisit për shkarkimet industriale, ku përfshihen monitorimet e ujërave të shkarkimit nga proceset teknologjike, të ajrit dhe të zhurmave, si dhe analizimin laboratorik të parametrave të ujit. Për më tepër, QMM ka marrë pjesë në projekte të ndryshme, duke realizuar analizimin e parametrave të cilësisë së ujërave sipërfaqësore si lumenj, liqene dhe ujë deti.

Eksperienca shumëvjeçare ka bërë që QMM të krijojë besnikëri te klientët. Me korrektësinë e ofruar, me cilësinë e shërbimit dhe me zbatimin e standardeve të larta të përcaktuara nga legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar — që kanë si qëllim parësor mbrojtjen e mjedisit —

QMM ndihmon subjektet të ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda normave ligjore, duke shmangur gabime të mundshme në të ardhmen.
Duke ofruar ide dhe opinione të sakta e të mirëanalizuara, kompania QMM ka arritur të realizojë punë me cilësi të lartë dhe për këtë renditet ndër studiot më prestigjioze në Shqipëri dhe Kosovë.

MUNDESI PUNESIMI NE QMM

Dëshiron ti bashkohesh ekipit tonë ?

NA BESOJNË


KLIENTË DHE PARTNERË KOMBËTAR DHE NDËRKOMBËTAR

colacem
gener2
ecotirana
ixhem
eurobicaku
edipack
romanoport
eida-logo1
hako
Mob: +355 69 405 0210