Shërbime higjieno-sanitare dhe të DDD
Qendra e monitorimit te mjedisit është e specializuar në realizimin e shërbimit të dezinfektimit, dezinsektimit, deratizimit (DDD) të ambjenteve publike dhe private, të jashtme dhe të brendshme në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Higjiena industriale është disiplina që merret me identifikimin, vlerësimin dhe kontrollin, për qëllime parandalimi dhe korrigjimi të mundshëm, të faktorëve mjedisorë të natyrës kimike, fizike dhe biologjike. Këta faktorë rrjedhin nga aktiviteti industrial i pranishëm brenda dhe jashtë vendit të punës, të cilat mund të ndryshojnë shëndetin dhe mirëqenien e punëtorëve dhe të popullsisë.
- Kontroll dhe vlerësim të higjienës industriale për sigurinë në punë
- Testime insitu dhe laboratorike të mjedisit të brendshëm dhe të jashtëm të punës që ndikojnë në shëndetin e punonjësve
Programi i dezinfektimit ndërmerret për asgjësimin e mikroorganizmave si viruse, baktere. Ky trajtim garanton cilësi të lartë të higjenës së mjedisit ku kryhet trajtimi si në aktivitete tregtare, industriale, spitalore, publike, hoteleri, objekte banimi etj.
Që prej fillimit të pandemisë së COVID 19, Qendra e Monitorimit të Mjedisit (QMM) ka kryer dezinfektime të suksesshme në shumë aktivitete në Shqipëri si ndërmarrje prodhuese, fasoneri, callcenter etj. Për të garantuar eficiencën e trajtimit, QMM përdor materiale të certifikuara të BE-së, të cilat përdoren edhe për sallat kirurgjikale dhe që arrijnë një nivel shumë të lartë të efikasitetit të kërkuar.
Aplikimi i dezinfektimit kryhet duke u bazuar në metolodologji bashkëkohore, nëpërmjet pompës mjegulluese e cila bën një përhapje uniforme të materialit dezinfektues në të gjithë hapësirën e dëshiruar.
Dezinsektimi i ambjentit ka si qëllim parandalimin dhe minimizimin e insekteve në mjedisin tuaj. Aplikimet kryesore të dezinsektimit kryhen për aktivitete të ndryshme si hoteleri, fshatra turistik, spitale, industri, magazina ushqimore, zona banimi, plazhe, etj.
Ndërhyrja do të kryhet me preparate të importuara nga vende të BE-së dhe të aplikuara sipas rastit duke u bazuar në metodat bashkëkohore të kontrollit të insekteve.
Deratizimi i ambjentit do të kryhet duke instaluar në vendet, ku dyshohet prania e brejtësve, pajisjet përkatëse (kurthe të mbyllura) të pajisura me rodenticide të miratuara në listën e përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe Direktivës 98/8 të BE-së për produktet biocide për përdorim në shëndet publik. Vendosja e tyre kryhet duke përdorur metodat bashkëkohore, duke respektuar distancën dhe tipologjinë e mjedisit ku instalohen. Pas vendosjes kryhet edhe monitorimi i efikasistetit të trajtimit.
- Konsulencë dhe trajnime për industrinë në përmirësimin e kushteve higjieno-shëndetësore