Profili i Kompanisë

Qëndra e Monitorimit të Mjedisit (QMM) është një kompani lider që ofron konsulencë dhe shërbime në fushën e mjedisit, certifikimeve të cilësisë, sigurisë në punë, etj.

Qendra e Monitorimit te Mjedisit shpk eshte nje kompani lider ne fushen e konsuelences dhe sherbimeve ne fushen e mjedisit me nje eksperience mbi 11 vite ne Shqiperi dhe Kosove.Në fillesat e saj QMM nisi të ofronte konsulencë në kryerjen e VNM-ve dhe VSM-ve, ku në një treg të ri dhe të paformuar ende, bënte diferencën, u bë një kompani lider në sektor.
Me kalimin e viteve dhe për të rritur efikasitetin e shërbimeve në 2009 u themelua laboratori i parë me karakter mjedsor në Shqipëri.

Video Prezantim i Kompanise

+
0
Projekte
+
0
Testime
+
0
Klientë
+
0
Industri

Aktualisht QMM është e pajisur me një laborator të specializuar për kryerjen e provave të parametrave mjedisorë të kërkuara nga legjislacioni shqiptar. Ekspertët e QMM-së kanë punuar me kompanitë dhe projektet kryesore në vend për monitorimin dhe konsulenca të ndryshme mjedisore.

Gjatë këtyre viteve, QMM ka kryer monitorimin e vazhdueshëm të mjedisit për shkarkimet industriale ku përfshihen monitorimet e ujrave të shkarkimit nga proceset teknologjike, të ajrit dhe zhurmave si dhe analizimin e parametrave të ujit në laborator. Për më tepër QMM ka marrë pjesë në projekte të ndryshme duke kryer analizimin e parametrave të cilësisë së ujrave sipërfaqësore si të lumenjve, liqeneve dhe ujit të detit.

Vizioni


Mjedisi dhe kushtet tona të jetesës përcaktojnë cilësinë e jetës tonë. Zhvillimi përfshin ndryshime. Zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor është rezultat i shumë projekteve të mëdha dhe të vogla. Legjislacioni i mjedisit dhe shëndetit në punë është i gjerë dhe ndryshon në mbarë botën. Konsultimi mjedisor mbulon shumë fusha të përgjegjësisë: Vlerësimi i rrezikut, zbulimi i hershëm i efekteve të dëmshme, mbrojtja operacionale e mjedisit, vlerësimet e lokacionit, përvetësimi dhe shfrytëzimi i informacionit. Ne do të gjejmë zgjidhjet më të mira, më të qëndrueshme dhe më të sigurta në mënyrë që ju të mund të merrni vendimin e duhur.

Misioni


Aktualisht QMM është e pajisur me një laborator të specializuar për kryerjen e provave të parametrave mjedisorë të kërkuara nga legjislacioni shqiptar. Ekspertët e QMM-së kanë punuar me kompanitë dhe projektet kryesore në vend për monitorimin dhe konsulenca të ndryshme mjedisore.

Gjatë këtyre viteve, QMM ka kryer monitorimin e vazhdueshëm të mjedisit për shkarkimet industriale ku përfshihen monitorimet e ujrave të shkarkimit nga proceset teknologjike, të ajrit dhe zhurmave si dhe analizimin e parametrave të ujit në laborator. Për më tepër QMM ka marrë pjesë në projekte të ndryshme duke kryer analizimin e parametrave të cilësisë së ujrave sipërfaqësore si të lumenjve, liqeneve dhe ujit të detit.

MUNDESI PUNESIMI NE QMM

Dëshiron ti bashkohesh ekipit tonë ?

NA BESOJNË


KLIENTË DHE PARTNERË

colacem
gener2
ecotirana
ixhem
eurobicaku
edipack
romanoport
eida-logo1
hako