Furnizim të pajisjeve dhe materialeve laboratorike
Qendra e Monitorimit të Mjedisit (QMM) ofron asistencë për ngritje laboratori fiziko-kimik dhe mikrobiologjik duke kryer shërbimin e plotë nga fillimi në fund, i cili përfshin:
• projektim të laboratorit sipas nevojave dhe funksionit të kompanisë
• furnizim me pajisje laboratorike
• ngritje të sistemit të akreditimit sipas standartit ISO IEC 17025:2017.
• Trajnim dhe kualifikim i stafit teknik dhe menaxherial për operim.
Qendra e Monitorimit të Mjedisit (QMM) kryen edhe furnizim të pajisjeve laboratorike dhe reagentëve të ndryshëm për nevoja laboratorike.
Gjithashtu sipas kërkesës dhe nevojave QMM i ofron klientëve dhënie me qera të pajisjeve të ndryshme. Pajisjet janë të kalibruara dhe kontrolluara në mënyrë periodike me materiale referencë të certifikuara apo pajisje të kalibruara.