Shërbime dhe Konsulencë Mjedisore

QMM është e pajisur me një laborator të specializuar për kryerjen e provave të parametrave mjedisorë.

Qëndra e Monitorimit të Mjedisit (QMM) është një kompani lider që ofron konsulencë dhe shërbime në fushën e mjedisit, certifikimeve të cilësisë, sigurisë në punë, etj.

0
Projekte
0
Industri
0
Testime

Procesi i hartimit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), ndihmon në përmirësimin e çdo lloj projekti, në respektimin dhe mbrojtjen maksimale të mjedisit të zonës ku ai zbatohet. Qëllimi i VNM-së është që të sigurojë që mjedisi në zonën ku zbatohet projekti, do të konsiderohet i lidhur me gjithë çështjet e tjera të rëndësishme, në çdo etapë të tij. Me një eksperiencë mbi 15-vjeçare, stafi i konsulentëve të Qendrës së Monitorimit të Mjedisit (QMM), ofron vlerësime të ndikimit në mjedis dhe social, për të gjitha tipologjitë e aktiviteteve duke nisur nga ato industriale deri në aktivitetet ndërtimore rajonale me ndikim ndërkufitar. Eksperienca e stafit të Qendrës së Monitorimit të Mjedisit (QMM) përfshin projekte të financuara nga BERZH, Banka Botërore dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare.

Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) nënkupton procedurën standarde, sistematike dhe tërësore me të cilën vlerësohen efektet në mjedis të aktiviteteve zhvillimore të Planeve dhe Programeve. VSM është instrument për përmirësimin e planeve dhe programeve që mishërojnë dimensionin mjedisor gjatë hartimit të Programeve të Bashkëpunimit, duke u fokusuar në minimizimin e rreziqeve dhe efekteve mjedisore, si edhe në maksimizimin e dobive mjedisore gjatë ndërhyrjeve të propozuara.
Përveç kësaj, raporti mjedisor VSM kontribuon në hartimin e një strategjie efektive për rehabilitimin mjedisor duke marrë masat e duhura.

Qendra e Monitorimit të Mjedisit (QMM) ofron asistencë në plotësimin, grumbullimin e gjithë dokumentacionit të nevojshëm teknik që i duhet një kompanie për të aplikuar për Leje Mjedisore. Specialistët e QMM-së janë njohës shumë të mirë të legjislacionit mjedisor, tipologjive dhe procedurave të aktiviteteve të ndryshme industrial, duke identifikuar qartë dhe në menyrë objektive të gjithë ndikimin e një aktiviteti në mjedis.

Subjektet private dhe shtetërore të cilët kërkojnë të kryejnë transport të mbetjeve, u nevojitet të pajisen me licencë të tipit 3.2.B për kategorinë e mbetjeve që interesohen. Për këtë Qendra e Monitorimit të Mjedisit (QMM) ofron asistencë në lidhje me:
Përgatitjen e dokumentacionit përkatës
Lidhjen e operatorëve riciklues me kompaninë që do të kryej transportin e mbetjeve
Aplikimin e licencës 3.2.b dhe ndjekjen e procedurës administrative

Me Due diligence nënkuptohen të gjitha aktivitetet e nevojshme për informim dhe kontroll, që kanë për qëllim vlerësimin në mënyrë efikase të leverdisë së një marrëveshjeje dhe identifikimin e risqeve të mundshme apo kostove të fshehura.
Gjatë një procesi shitblerje të një shoqërie apo aksioneve të saj (ose filiale), Due diligence shërben për të negociuar në mënyrë efikase kushtet e kontratës. Në këto raste, nëse të dhënat financiare janë lehtësisht të verifikueshme, kërkohet të mbulohen kosto apo risqe që lidhen me çështje mjedisore dhe të shëndetit dhe sigurisë në punë.
Nëpërmjet këtij vlerësimi, investitori ka të qartë përgjegjësi të munshme ligjore dhe penalitete në të ardhmen.
Gjithashtu, Due diligence, i shërben bankave në procesin e kredidhënies për shoqëritë. Nëpërmjet këtij vlerësimi, banka mund të ketë më të qartë risqet që lidhen me këtë veprimtari duke kryer edhe vlerësimin:
kthimi i kredisë është i sigurtë apo ekziston rreziku që një aktivitet të penalizohet deri në mbyllje për çështje mjedisore, sociale dhe/ose të shëndetit dhe sigurisë në punë.
Qendra e Monitorimit të Mjedisit ofron vlerësime të Due Diligence për:

  1. Pjesën mjedisore
    • Vlerësim të lejeve, autorizimeve dhe licencave të nevojshme për zhvillimin e këtij aktiviteti si dhe përputhshmëria e tyre me realitetin
    • Analizë të situatës reale mjedisore (shkarkime në mjedis, menaxhim të mbetjeve etj.)
  2. Shëndeti dhe siguria në punë
    • Mbledhje të të dhënave të deklaruara dhe ballafaqimin e tyre me aktivitetin real
    • Vlerësime të risqeve specifike nëse mungojnë
    • Matje dhe analiza për përcaktimin e kushteve të punës (cilësia e ajrit, zhurma, ndriçimi, rrymat e erës, vibrimi etj.)

Në përputhje me kërkesat për raste të posaçme rekomandohen dhe vlerësime të tipeve të ndryshme mjedisore, sociale, shëndetit dhe sigurisë në punë etj.

Regjistri për shkarkimin dhe transferimin e ndotësve mjedisor (RRSHTN), kërkohet të mbahet nga kompanitë industriale dhe ato të shfrytëzimit minerar, ku deklarohen shkarkimet e tyre sipas kategorive të cilat raportohen në AKM çdo vit. Kjo i jep akses publikut të interesuar për të patur informacion mbi sasinë e ndotjes së ajrit, ujërave dhe tokës në bazë të VKM 742 datë 09.09.2015, e cila ka transpozuar pjesërisht rregulloren e KE-së Nr. 166/2006 mbi Regjistrin Evropian të Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve amenduar me Rregulloren e KE-së Nr.596/2009.
Specialistët e Qendrës së Monitorimit të Mjedisit (QMM) kanë eksperiencën dhe njohuritë e nevojshme për plotësimin e saktë të këtij regjistri për tipologji të ndryshme të industrisë.

Auditimi mjedisor që mund ti kryhet aktivitetit të një kompanie ose proceseve të veçanta operacionale, është një vlerësim i përputhshmërisë mjedisore dhe i zbatimit të planit të menaxhimit mjedisor që kjo kompani ka në zotërim, duke u shoqëruar me veprimet korrigjuese përkatëse.

Kompania në momentin që pajiset me Leje Mjedisore duhet të hartojë një sërë politikash mjedisore (dokumenta, trajnime mjedisore etj.). Ne ofrojmë përgatitjen e një sërë dokumentash teknike dhe bëjmë konsulencën e duhur në mënyrë që kompania të jetë në përputhje me kërkesat ligjore të lejes mjedisore. Ky dokumentacion dorëzohet në institucionet përkatëse duke u bazuar në kërkesat e urdhërit nr.92 date 02.05.2024 të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Plani i Menaxhimit Mjedisor (PMM) identifikon parimet, qasjet, procedurat dhe metodat që do të përdoren për të kontrolluar dhe minimizuar ndikimet mjedisore dhe sociale të të gjitha aktiviteteve operative. Si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të kompanisë për përsosmëri në performancën mjedisore dhe sociale, PMM mund të ofrohet për:

  • aktivitete industriale
  • aktivitete ndërtimore

QMM jep asistencë teknike për klientët e saj përpara, gjatë dhe pas inspektimeve të organeve shtetërore për të qenë konform kërkesave ligjore dhe raportim sa më të saktë për të shmangur vendime të gabuara të inspektoriatit mjedisor.

Qendra e Monitorimit të Mjedisit ofron asistencë dhe konsulencë teknike për minimizimin e shkarkimeve industriale dhe ndërtimore në mjedis. Shkarkimet e aktiviteteve industriale si p.sh. ujëra teknologjik duhen trajtuar përpara se të shkarkohen në ujërat pritëse duke respektuar normat e shkarkimit të përcaktuar në lejen mjedisore dhe legjislacionin përkatës.

Qendra e Monitorimit të Mjedisit (QMM) ofron projekte rehabilitimi mjedisor për aktivitete të ndryshme ndërtimore si:

  • Venddepozitime dherash dhe inertesh
  • Karriera minerare sipërfaqësore
  • Sipërfaqe toke të ndotura

Auditi i energjisë është një vlerësim i konsumit të energjisë së një ndërtese ose një kompanie, impianti industrial ose aktiviteti. Të kryesh një auditim të energjisë do të thotë të njohësh dhe matësh përdorimin e energjisë së një ndërtese specifike ose impianti dhe të identifikosh ndërhyrje të mundshme për të rritur efikasitetin energjitik dhe si rrjedhojë kursimin nga konsumi i energjisë.

Specialistët e QMM kryejnë audit të energjisë si për ndërtime të reja dhe për ato ekzistuese, kapanone industrial, procese teknologjike dhe impiante teknologjike.

Qendra e Monitorimit të Mjedisit (QMM) ofron modelime të kryera mbi baza të programeve Gausiane dhe Astral 2000.

Për më shumë se 20 vjet, ofruesit e shërbimeve, autoritetet dhe kompanitë industriale janë duke u mbështetur në Astral 2000, shpërndarjen Gausiane si një nga mjetet kryesore software-ike në fushën e kontrollit të ndotjes. Këto programe janë zgjidhja jonë software-ike për llogaritjen e përhapjes së zërit jashtë, ekspozimit të zhurmës në sallat e punës dhe përhapjen e ndotësve në ajër.

Modelimet që mund të kryeni në institucionin tonë:

  • Ndotësit e ajrit
  • Zhurma e trafikut rrugor
  • Zhurma industriale
  • Zhurma hekurudhore
  • Zhurma në vendet e punës
  • Zhurma e transportit detar
  • Zhurma e trafikut ajëror

Ajër
• Matja e shkarkimeve të gazta dhe grimcat e ngurta në atmosferë në burime pikësore (oxhaqe për industri të ndryshme, kaldaja, etj);
• Matje të cilësisë së ajërit në mjediset e punës (të brendshme dhe të jashtme);

» Ujërat tekonologjik dhe ato sipërfaqësorë

Analizim dhe vlerësim i cilësisë në laboratorin e QMM të:
• Ujërave e shkarkimeve teknologjike nga aktiviteti i industrive, ujërat e shiut dhe ujërat e trajtuar në impiante të trajtimit;
• Ujërave sipëfaqësore (dete, liqene dhe lumenj) dhe ujërave nëntokësore;
• Ujërave për përdorim njerëzor (uji i pishëm dhe ai i pishinave)

Qendra e Monitorimit të Mjedisit (QMM) ka kapcitet për të kryer mostrime të ndryshme të ujërave duke u bazuar në metodologji të standardizuara në:

  • Ujëra sipërfaqësore (det, liqen, lumenj)
  • Ujëra nëntokësore
  • Ujëra shkarkimi industrial

» Akustika
• Matje dhe vlerësim i nivelit të zhurmës në aktivitetet industriale dhe në mjedis;
• Mjediset e brendshme të vendeve të punës;
• Matje e zhurmave të makinerive dhe trafikut;

» Mikroklima
Vlerësim i cilësisë së mjediseve të punës për parametrave të ndryshëm në bazë të kërkesave të klientit dhe legjislacionit shqiptar si:
• Lagështia;
• Temperatura
• Shpejtësia e erës;
• Ndriçimi;
• Niveli i ekspozimit ndaj zhurmave;
• Niveli i ekspozimit ndaj ndotësve të gaztë dhe të ngurtë në ajër;

» Hartim i dokumentacionit të nevojshme të vetmonitorimit në përputhje me legjislacionin mjedisor dhe dorëzimet përkatëse në institucionet kryesore shtetërore përgjegjëse për çështjet mjedisore.

  • Toka dhe sedimente

Qendra e Monitorimit të Mjedisit (QMM) ofron shërbime për mostrim dhe analizim të tokave dhe sedimenteve për një gamë të gjerë parametrash. Nëpërmjet rrjetit të bashkëpunimit që ka në nivel ndërkombëtar, QMM mund të bëjë të mundur edhe testime mjaft specifike duke dhënë zgjidhje problematikave më të cilat përballet.

Vlerësim/llogaritje të Gazeve me Efekt Serrë në fushën e energjisë (përfshirë transportin) dhe industrinë (të proceseve industriale dhe përdorimit të produkteve të tjera);

Stafi i Qendrës së Monitorimit të Mjedisit (QMM) kryen vlerësime teknike dhe llogaritje të emisioneve të gazeve serrë për projekte të ndryshme infrastrukturore dhe energjitike. Shërbimet që ofrohen janë:

  • Llogaritje të shkarkimeve të CO2 dhe gazeve serrë për aktivitete industriale, ndërtimore, energjitike dhe të transportit.
  • Gjurmim i karbonit për një aktivitet, procese të veçanta apo produkte
  • Konsulencë për minimizim të shkarkimeve të gazeve serrë dhe karbonit

Hartim legjislacioni në fushën e mjedisit, ndryshimeve klimatike, eficencës së energjisë dhe energjive të rinovueshme;

Qendra e Monitorimit të Mjedisit (QMM) ka në rrjetin e saj të konsulentëve specialistë me eksperiencë në hartim të legjislacionit në fushën e mjedisit. Për këtë ofrohet konsulencë për projektligje apo ndryshime në legjislacionin ekzistues që kërkohen të dërgohen për propozim si nga sektori publik por edhe ai privat si p.sh. për eficiencën e energjisë dhe përdorimin e energjive të rinovueshme.

NGA QMM


Shërbime të tjera

Mob: +355 69 405 0210