Edukimi, Kualifikimet dhe Eksperiencat e kerkuara:

– eksperiencë si agjente shitjesh dhe ne fushen e marketingut perben perparesi
– Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office.
– Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
– Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
– Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.
– Duhet të ketë patentë makine te klasit B
– Personi duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë edhe jashte qytetit

Duhet t’i permbahet ketyre rregullave:

-Kontakton klientët e rinj dhe ekzistues për të diskutuar nevojat e tyre dhe për të shpjeguar se si këto nevoja mund të plotësohen nga Kompania dhe sherbimet qe ofrohen.
– Konsultohet me Administratorin dhe Departamentin Teknik për të planifikuar reklamimin e produkteve dhe shërbimeve
– Paraqet ofertat dhe prezanton sherbimet e Kompanisë te klientët e mundshëm dhe ndjek me vëmendje zhvillimet deri në firmosjen e kontratës.
– Zgjedh sherbimet e duhura per kliente te ndryshem
– Prezanton skedat e çmimeve dhe bonuseve te klientët potencialë ose ekzistues.
– U jep përgjigje klientëve për pyetjet mbi produktet, çmimet, mundësitë, përdorimin dhe avantazhet e shërbimeve.
– Ndjek ankesat e klientëve për shërbimet apo për proçesin e shitjeve.
– Bën raportime ditore tek eprori i drejtpërdrejtë.
– Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.
-Te kete aftesi negociuese
-Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes
-Te jete i komunikueshem me koleget dhe i gatshem ne cdo kohe te jape ndihmen e tij per nevojat e kompanise
-Te karakterizohet nga ndershmeria,integriteti dhe korrektesia
-Te kete aftesi organizative,kreative dhe te ndihmoje ne dhenien e ideve te reja.
-Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise
-Te ruaje konfidencialitetin
Per fazen e pare te aplikimit te dergohet nje CV (me foto) dhe dokumenta te tjera mbeshtetese (diploma, certifikata, kualifikime etj) me email ne adresen:

[email protected]

Vetem personat e perzgjedhur nga faza e pare do te kontaktohen per nje interviste.

Job Type: Full Time
Job Location: Tirane

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx