Profili i Kompanisë

Qëndra e Monitorimit të Mjedisit (QMM) është një kompani lider që ofron konsulencë dhe shërbime në fushën e mjedisit, certifikimeve të cilësisë, sigurisë në punë, etj. QMM është vazhdimësi dhe zhvillim i mëtejshëm i kompanisë EPA (Eco Project Albania) të themeluar në vitin 2006, një ndër kompanitë e para mjedisore në Shqipëri. Aktualisht veprojnë në tregun Shqiptar të dyja kompanitë dhe ndajnë eksperienca dhe ekspertë midis tyre. Në fillesat e saj QMM nisi të ofronte konsulencë në kryerjen e VNM-ve dhe VSM-ve, ku në një treg të ri dhe të paformuar ende, bënte diferencën, u bë një kompani lider në sektor. Me kalimin e viteve dhe për të rritur efikasitetin e shërbimeve në 2009 u themelua laboratori i parë me karakter mjedsor në Shqipëri.
Aktualisht QMM është e pajisur me një laborator të specializuar për kryerjen e provave të parametrave mjedisorë të kërkuara nga legjislacioni shqiptar. Ekspertët e QMM-së kanë punuar me kompanitë dhe projektet kryesore në vend për monitorimin dhe konsulenca të ndryshme mjedisore. Gjatë këtyre viteve, QMM ka kryer monitorimin e vazhdueshëm të mjedisit për shkarkimet industriale ku përfshihen monitorimet e ujrave të shkarkimit nga proceset teknologjike, të ajrit dhe zhurmave si dhe analizimin e parametrave të ujit në laborator. Për më tepër QMM ka marrë pjesë në projekte të ndryshme duke kryer analizimin e parametrave të cilësisë së ujrave sipërfaqësore si të lumenjve, liqeneve dhe ujit të detit. Kompania është e fokusuar gjithashtu dhe në shërbime të dezinfektimit, deratizimit, dhe dezinsektimit (d.d.d) për kryerjen e kontrollit dhe mbrojtjen e mjediseve të brendshme dhe të jashtme, nga të gjitha llojet e parazitëve dhe baktereve, duke përdorur produktet profesionale dhe cilësore. Kompania është e pajisur me Certifiata të standarteve me të larta të lejuara nga Bashkimi Europian ISO 9001:2008, ISO 14001: 2004, ISO 17025:2006 dhe OHSAS 18001: 2007.

» Projektet tona
Autostrada Rreshen- Kalimash;
Autostrada Morine – Merdar;
Autostrada Prishtine- Hani Elezit;
Hekurudha Tirane-Durres;
T.A.P etj.

» Klientet Tane:
T.I.A .Tirana International Airport
P.I.A. La Petrolifera Italo Albanese sh.a
Air BP Albania
Romano Port
AlbChrome
Colachem
Hako
Bashkia Tirane
Lura shpk
Spitali Durres etj.

Momente pune

Kontakte

Qendra e Monitorimit te Mjedisit ,
Rruga Kthesa e Kamzes,
Prane Spitalit Hygea
1000, Tirane AL

Email: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Website: www.qmm.al