Monitorim Mjedisor

Shërbimi i monitorimit nga ana e QMM ofrohet si një paketë e plotë ku përfshihet:

1. Konsulenca për arritjen e standarteve mjedisore konform kërkesave ligjore që ka vendosur shteti shqiptar për industritë dhe aktivitete të ndryshme në lidhje me shkarkimet në ajër, ujra dhe tokë.
2. Kampionim dhe analizim i komponentëve kryesore mjedisore që janë të ekspozuar ndaj shkarkimeve të ndryshme teknologjike si:

» Shkarkimet në ajer
• Matja e shkarkimeve të gazta dhe grimcat e ngurta në atmosferë;
• Shkarkimeve të gazta në burime pikësore si oxhaqe për industri të ndryshme;
• Shkarkimeve të gazta dhe grimcat e ngurta në mjediset e punës për vlerësimin e cilësisë së tyre;

» Ujërat tekonologjik dhe ato sipërfaqësore
• Ujërat e shkarkimeve teknologjike nga aktiviteti i industrive, ujërat e shiut dhe ujërat e trajtuar në impiante të trajtimit;
• Analizim dhe vlerësim i cilësisë së ujërave sipëfaqësore (dete, liqene dhe lumenj) dhe ujërave nëntokësore;
• Analizim dhe vlerësim i cilësisë së ujërave për përdorim njerëzor (uji i pishëm dhe ai i pishinave;

» Akustika
• Matje dhe vlerësim i nivelit të zhurmës në aktivitetet industriale dhe në mjedis;
• Mjediset e brendshme të vendeve të punës;
• Matje e zhurmave të makinerive dhe trafikut;

» Mikroklima
Vlerësim i cilësisë së mjediseve të punës për parametra të ndryshëm në bazë të kërkesave të klientit dhe legjislacionit shqiptar si:
• Lagështia;
• Temperatura
• Shpejtësia e erës;
• Ndriçimi;
• Niveli i ekspozimit ndaj zhurmave;
• Niveli i ekspozimit ndaj ndotësve të gaztë dhe të ngurtë në ajër;

» Hartim i dokumentacionit të nevojshme të vetmonitorimit në përputhje me legjislacionin mjedisor dhe dorëzimet përkatëse në institucionet kryesore shtetërore përgjegjëse për çështjet mjedisore.

Për më shumë informacion mbi analizat dhe parametrat që analizojmë kliko më poshtë.

Laborator i akredituar

Legjislacioni mjedisor kliko këtu ...