Shërbime Dezinfektim-Dezinsektim-Deratizim

Shërbime Dezinfektim-Dezinsektim-Deratizim

QMM sh.p.k. ofron zgjidhje, merr përsiper pastrimin dhe kontrollin e insekteve të dëmshme të të gjitha llojeve të ambienteve shtëpiake, hoteleve, restoranteve, zyrave, dyqaneve, komplekseve industriale dhe tekstile, kazermave ushtarake, konvikteve, shkollave, burgjeve, magazinave. Produktet e perdoruara, profesionale jane produkte te cilat nuk përmbajnë lëndë toksike, nuk paraqesin efekte anësore për shëndetin e njeriut, kafshëve apo bimëve, nuk lënë shenja në sipërfaqet e trajtimit.

Ekipi profesional i QMM sh.p.k DDD diagnostifikon problemin dhe i jep zgjidhje duke garantuar sigurimin e një shkalle të lartë higjene, duke mundësuar zhdukjen e mikrobeve, shfarrosjen e insekteve dhe parazitëve në të gjitha ambjentet, sipas direktivave te Shtetit Shqiptar sipas standarteve europiane të HACCP-së dhe OBSH-së.

DEZINFEKTIM

Programi i dezinfektimit ndërmerret për asgjësimin dhe parandalimin e infestimit të insekteve zvarritëse dëmshme (buburrecat, milingonat, mizat, grerëzat, furrëtaret etj) që janë bartës të agjentëve të sëmundjeve ngjitëse, dezinsektimi do të kryhet me anë të vendosjes së xhelit, si dhe me spërkatje me pompë.

DEZINSEKTIMIT

Dezinsektimi i ambjentit ka si qëllim parandalimin dhe asgjësimin e insekteve fluturuese, me qëllim të shkatërrimit të mikroorganizmave patogjene dhe parandalimit të sëmundjeve infektive në ambjentet që na rrethojnë, do të aplikohet seti elektromat i pajisur me rimbushësin elektrik të lëngshëm apo tabletë, me dritë UV dhe të shoqëruara me letër ngjtëse ndërsa për luftimin e tyre kur infestimi është i rëndë do të përdoret spërkatja me pompë me insecticide cilësore dhe profesionale të kompanisë inovative Bayer. Ndërhyrja do të kryhet me preparate të licensuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, shoqëruar me skedën teknike të përdorimit dhe lejen përkatëse, mbështetur në normat e standarteve të HACCP-së dhe OBSH-së.

DERATIZIM

Deratizimi i ambjentit do të kryhet duke instaluar në vendet, ku dyshohet prania e brejtësve, pajisjet monitoruese të pajisura me karrema joshëse (rodenticide të miratuara në listën e përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe Direktivës 98/8 të BE-së për produktet biocide për përdorim në shëndet publik).

Produktet tona jane te markave me te Njohura si:

Kontakte

Qendra e Monitorimit te Mjedisit ,
Rruga Kthesa e Kamzes,
Prane Spitalit Hygea
1000, Tirane AL

Email: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Website: www.qmm.al