Shëndeti dhe siguria në punë

CFARE ESHTE SIGURIA DHE SHENDETI NE PUNE?

Siguria dhe Shëndeti në Punë (SSHp), është komponent i rëndësishëm i mbrojtjes sociale të punonjësve kundër aspekteve negative të punës, aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale, përmirëson kënaqësinë në punë dhe fuqizon funksionimin e tregut të punës dhe cilësinë e kapitalit njerëzor. nga ana tjetër, standardet e dobëta të sigurisë dhe shëndetit në punë, lëndimet në punë, aksidentet me vdekje dhe sëmundjet profesionale shkaktojnë një barrë të rëndë për ekonominë kombëtare për shkak të pagesave nga skema esigurimeve shoqërore, shpenzimeve spitalore, rikualifikimit dhe zëvendësimit të punëmarrësve dhe humbjes së produktivitetit. në përgjithësi SShp përkufizohet si shkenca e parashikimit, njohjes, vlerësimit dhe kontrollit të risqeve që burojnë në ose nga vendi i punës i cili mund të dëmtojë shëndetin dhe mirëqenien e punëmarrësve, duke patur parasysh edhe impaktin e mundshëm në komunitetet fqinjë dhe në mjedisin e përgjithshëm.

SHËRBIME PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË

» SIGURIA DHE SHENDETI NE PUNE (Ligji nr 10237, date 18 shkurt 2010)

Marrja persiper nga personeli i firmes “QMM” Sh.p.k. e detyres se konsulentit te pergjegjesit te sherbimit te sigurise ne pune Menaxhimi i detyrimeve te parashikuara nga legjislacioni ne fuqi
Menaxhimi i raporteve me organet shteterore te kontrollit

» VLERESIMI I RISQEVE(neni 6, pika 4, shkronja b dhe neni nr 8 i Ligjit nr. 10237, date 18 shkurt 2010)

•Pergatitja e dokumentit te vleresimit te rrezqeve ne pergjithesi
•Pergatitja e dokumentit te vleresimit te rrezikut nga Zjarri, Zhurmat, Substancat Kimike, Eksplozioni, Ekspozimi ne Fushat Elektromagnetike, Vibracioni, Agjentet Kanceroze, Elektrik dhe Stresi
•Pregatitja e dokumentit te vleresimit te rrezikut nga agjentet kanceroze

» MBROJTJA NGA ZJARRI (neni 8 i Ligjit nr 10237, date 18 shkurt 2010)

•Perpilimì i planit te emergjecave e te evakuimit
•Zhvillimi I provave periodike ne terren, te planit te emergjencave
•Pergatitja e plan-vendosjes se paisjeve te mbrojtjes nga zjarri

» NDERMARRJE ME RREZIK INCIDENTI TE LARTE (Direktiva Bashkimit Europian “SEVESO”)

•Perpilimi i relacion teknik
•Pergatitja e raportit te sigurise
•Perpilimi i planit te emergjences

» INSTRUKTIM I PERSONELIT (neni 19 i Ligjit 10 237, date 18 shkurt 2010) PER:

•Punetoret qe fillojne punen rishtas
•Anetaret e squadrave te mbrojtjes nga zjarri
•Manovratoret e piruneve
•Perdoruesit e ekraneve elektronike
•Perdoruesit e pajisjeve ngritese
•Paisjet Mbrojtese Individuale (PMI)
•Rrezikun kimik, nga zhurmat, pluhurat, eksplozioni, korrenti elektrik
•Punedhenesit
•Perfaqesuesit e punemarresve
•Personat përgjegjës për sigurinë e shëndetin në punë

»DHENIE KONSULENCE DHE/OSE MATJE ME INSTRUMENTA PER:

•Zhurmat, Azbestin, Pluhurat, Agjentet kimike, Izolacionet dhe tokezimet

»MJEKU I NDERMARRJES (Vendimi K.M. nr.692, datë 13.12.2001)

•Sherbimin per detyres se mjekut te ndermarrjes, kantjerit

» Pergatitje te projekteve e relacioneve teknike te mbrojtjes nga zjarri per; te gjitha objektet industriale e civile.

Legjislacion Siguria dhe Shendeti ne pune kliko ketu ...

Kontakte

Qendra e Monitorimit te Mjedisit ,
Rruga Kthesa e Kamzes,
Prane Spitalit Hygea
1000, Tirane AL

Email: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Website: www.qmm.al