Laborator i akredituar

Qëndra e Monitorimit të Mjedisit (QMM) është kompani me karakter mjedisore e pajisur me laborator të specializuar në fushën industriale, mjedisore. Ndër vite, falë punës dhe maturimit të ekspertizës në asistencën rregullatore dhe tekniko-shkencore, ka bërë që QMM të jetë një partner strategjik për menaxhimin e çështjeve mjedisore të kompanive të ndryshme sipas llojit dhe madhësisë.

Fushat kryesore në të cilat ofron shërbime laboratori i QMM-së janë:

Ujrat

QMM i ofron klientëve të saj shërbimin e kampionimit dhe të analizimit të parametrave fiziko-kimik( pH, BOD, COD, NO3- etj) dhe mikrobiologjik (E.Coli, Coliform total, Streptokok fekal etj) për këto tipologji ujërash:
•Ujëra pusi dhe ato sipërfaqësore ( deti, lumenjsh dhe liqeni);
•Ujë i pishëm (sipas VKM 379, dt 25/05/2016) për konsum njerëzor;
•Ujëra të shkarkimeve industriale (sipas VKM 177, dt 31/03/2005 dhe legjislacionit shqiptar në tërësi për normat e shkarkimeve me karakter induatrial);
•Ujërat e pishinave;

Ajri


Shërbimet në fushën e ajrit përfshijnë kampionim dhe analizim (matje direkte) të shkarkimeve në ajër në mjediset e brendshme dhe të jashtme të punës për :
•Grimcat e ngurta në ajër LNPmax, LNPmes, PM10, PM2.5;
•Gazet në ajër si NOx, SOx, H2S, CO, O2, VOC etj;
•Gazet dhe grimcat e ngurta në oxhak si NOx,CO, O2, SOx, H2S, CxHy etj;
•Kampionim dhe analizim i ndotësve në formën e aerosoleve si Metalet, Solventet etj;
•Matje të akustikës për parametrat SPL, slow, fast, peak(max, min), LAeq, LAmax;
•Përcaktimin e nivelit të ekspozimit të punëtorëve ndaj nivelit të zhurmës LEXh
•Vibracionet, ndriçueshmërinë dhe mikroklimën;
•Vlerësim i rriskut (kimik dhe biologjik) për sigurinë dhe shëndetin në punë;
•Të gjitha analizat që realizohen në laborator bëhen sipas metodave standarte (S SH ISO 15705:2013, DS CEN/TS 16450:2013, S SH EN 45544-1:2015 etj).

Laboratori është pjesë e ushtrimeve ndërlaboratorike të organizuar jashtë dhe brenda vendit në mënyrë që të garantojë një rezultat të sigurt dhe një standart të lartë cilësie të matjes, konform normës SSH ISO / IEC 17025 : 2006 “Për Laboratorët Testues dhe Kalibrues” për të cilën laboratori i QMM-së është i akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit.

Kontakte

Qendra e Monitorimit te Mjedisit ,
Rruga Kthesa e Kamzes,
Prane Spitalit Hygea
1000, Tirane AL

Email: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Website: www.qmm.al