Konsulencë Mjedisore

» ASISTENCË PËR PAJISJE ME LEJE MJEDISORE TË TIPIT A, B DHE C

Ekspertët tanë ju ofrojnë asistencë në plotësimin, grumbullimin e gjithë dokumentacionit të nevojshëm teknik që I duhet një kompanie për të aplikuar pranë sportelit të QKB-së për leje Mjedisore. Punonjësit e QMM-së janë njohës të mirë të Legjislacionit Mjedisor, me një eksperiencë disa vjeçare në sektor dhe mbështesin bashkëpunëtorët e tyre dhe klientët deri në zgjidhjen e plotë të cdo problematike Mjedisore.

» “Leje mjedisi e tipit A” është leja për veprimtaritë e përcaktuara në aneksin 1/A, e përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe e firmosur nga ministri, të lëshuar nga QKL-ja, që i jep të drejtën e funksionimit, tërësisht ose pjesërisht, instalimit të tipit A.

» “Leje mjedisi e tipit B” është leja e përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe e firmosur nga ministri, e cila lëshohet nga QKL-ja, që i jep të drejtën e funksionimit, tërësisht ose pjesërisht, instalimit të tipit B.

» “Leje mjedisi e tipit C” është leja e miratuar nga agjencia rajonale e mjedisit dhe e lëshuar nga QKL-ja, që i jep të drejtën e funksionimit, tërësisht ose pjesërisht, instalimit të tipit C.

» VLERËSIM NDIKIMI NË MJEDIS (VNM)

Procesi i hartimit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), ndihmon në përmirësimin e çdo lloj projekti në respektimin dhe mbrojtjen maksimale të mjedisit të zonës ku ai zbatohet. Qëllimi i VNM-së është që të sigurojë që mjedisi në zonën ku zbatohet projekti do të konsiderohet i lidhur me gjithë çështjet e tjera të rëndësishme, në çdo etapë të tij. Me një eksperiencë disa vjecare, si ekspert të mirënjohur në treg, një grup pune prej 5 ekspertësh mjedisor, ne ofrojmë Vlerësime të Ndikimeve në mjedis paraprake/ të thelluar për shoqëri të ndryshme. Kjo është një procedurë që ne e ndjekim në cdo fazë aplikimi.

» VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR (VSM)

Vlerësimi Strategjik Mjedisor nënkupton procedurën standarde, sistematike dhe tërësore me të cilën vlerësohen efektet në mjedis të aktiviteteve zhvillimore të Planeve dhe Programeve. VSM është instrument për përmirësimin e planeve dhe Programeve që mishërojnë dimensionin mjedisor gjatë hartimit të Programeve të Bashkëpunimit, duke u fokusuar në minimizimin e rreziqeve dhe efekteve mjedisore, si edhe në maksimizimin e dobive mjedisore gjatë ndërhyrjeve të propozuara.
Përveç kësaj, raporti mjedisor VSM kontribuon në hartimin e një strategjie efektive për rehabilitimin mjedisor duke marrë masat e duhura.

» PLAN PËR MENAXHIMIN MJEDISOR

Plan i Menaxhimit Mjedisor (PMM) identifikon parimet, qasje, procedurat dhe metodat që do të përdoren për të kontrolluar dhe minimizuar ndikimet mjedisore dhe sociale të të gjitha aktiviteteve operative. Si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të kompanisë për përsosmëri në performancën mjedisore dhe sociale .

» PLOTËSIME TË KUSHTEVE TË LEJES MJEDISORE
Kompania në momentin që pajiset me leje Mjedisore ajo duhet të hartojë një sërë politikash Mjedisore (dokumenta, trajnime mjedisore etj). Ne ofrojmë përgatitjen e një sërë dokumentash teknike dhe bëjmë konsulencën që kompania të jetë në përputhje me kërkesat ligjore. Ky dokumentacion dorëzohet në institucionet përkatëse.

» AUDITIM MJEDISOR

Auditimi mjedisor është një proces specifik i cili kërkon njohje të shumanshme të natyrës, shkaqeve dhe të çështjeve të veçanta të ndotjes mjedisore. Për këtë qëllim një ekspert mjedisor duhet të ketë njohuri lidhur me: mënyrën se si menaxhohet një auditim mjedisor, metodikën, procedura etj. Kjo është çështje e karakterit të përgjithshëm por kanë të bëjnë njëkohësisht dhe me hartimin e një programi auditimit i cili ka elementet përbërës të tij. Një çështje tjetër lidhet me vlerësimet e auditit mjedisor dhe se si këto vlerësime do të shërbejnë për të ndërmarrë masa parandaluese në të ardhmen. Kështu që raportet e AM janë jo vetëm konstatuese por propozojnë dhe masa konkrete për të parandaluar ndotjet në të ardhmen. Raporti i auditimit ashtu si dhe raporti i VNM duhet të përmbajë informacionet, analizat, konkluzionet dhe rekomandimet përkatëse.

» PROJEKTE PËR REHABILITIMIN MJEDISOR

Hartimi i ekspertizave dhe projekteve të rehabilitimit të mjedisit me qëllime minimizimi i ndikimit në mjedise të një aktiviteti i cili zhvillohet në një zonë pyjore, ose në mjedisin biologjik në tërësi. (punimet e zbulimit dhe shfrytëzimit të mineraleve të llojeve të ndryshme metalore dhe jometalore, ndërtimi dhe vënia në shfrytëzim e hidrocentraleve, ndërtimi i rrugëve dhe i landfill-eve të ndryshme, etj.

» PLOTËSIM I REGJISTRIT TË TRANSFERIMIT TË NDOTËSVE

QMM me një staf të specializuar dhe njohës të mirë të legjislacionit vendas dhe të huaj gjithashtu duke pasur në shërbim një laborator të akredituar ju ofron konsulencë në plotësimin e Regjistrit të Transferimit të Ndotësve sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.

» KONSULENCË NË TË GJITHA FAZAT E PROJEKTIT

Ne asistojmë kompani në të gjitha fazat e projektit të tyre që nga ideimi i një projekti, projektimi i tij dhe implementimi.

Legjislacioni mjedisor kliko ketu ...

Kontakte

Qendra e Monitorimit te Mjedisit ,
Rruga Kthesa e Kamzes,
Prane Spitalit Hygea
1000, Tirane AL

Email: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Website: www.qmm.al