Vizioni i QMM-së

VIZIONI

Mjedisi dhe kushtet tona të jetesës përcaktojnë cilësinë e jetës tonë. Zhvillimi përfshin ndryshime. Zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor është rezultat i shumë projekteve të mëdha dhe të vogla. Legjislacioni i mjedisit dhe shëndetit në punë është i gjerë dhe ndryshon në mbarë botën. Konsultimi mjedisor mbulon shumë fusha të përgjegjësisë: Vlerësimi i rrezikut, zbulimi i hershëm i efekteve të dëmshme, mbrojtja operacionale e mjedisit, vlerësimet e lokacionit, përvetësimi dhe shfrytëzimi i informacionit. Ne do të gjejmë zgjidhjet më të mira, më të qëndrueshme dhe më të sigurta në mënyrë që ju të mund të merrni vendimin e duhur.

MISIONI QMM-së

Që nga viti 2006 ne kemi qenë të suksesshëm, tani më jemi një lider në sektorin e konsulencës Mjedisore. Ne me etikën tonë të punës jemi në shërbim të klientëve. Fokusohemi në të dëgjuarit dhe kuptuarit të nevojave të klientëve tanë dhe duke bërë këtë, ne garantojmë zgjidhje të sigurta dhe të qëndrueshme për ta. Kjo vlen për të gjitha projektet tona, pa marrë parasysh sa e madhe apo e vogël është një kompani apo projekt. Ne vendosim theksin në përdorimin e teknologjive moderne dhe inovative. Megjithatë ne kundërshtojmë eksperimente në kurriz të klientëve tanë, ne zgjedhim teknikën dhe mënyrën më të përshtatshme për të gjetur zgjidhje për ju. Ajo që na karakterizon si kompani është gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata duke ju ofruar asistencë në fusha të ndryshme. Prandaj ne përdorim gjithmonë metoda, pajisje në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ne këtë e bëjmë me ndershmëri dhe ndërgjegje, dhe jemi krenar për këtë. Ne kemi një moto që duke u përballur me sfida para nesh, të rrënjosura në traditën tonë - ne do të gjejmë zgjidhjet më të mira, më të qëndrueshme dhe më kryesorja zgjidhjet më të sigurta për ju. Ne punojmë për të mirën e mjedisit dhe të klientëve tanë.

VLERAT

• Lidership – Guximi për të krijuar një të ardhme me të mire së bashku.
• Pasion – Të apasionuar dhe të perkushtuar ndaj punës që bëjmë.
• Cilësi — Të përkushtuar ndaj cilësisë, përkushtuar ndaj jush.
• Puna në skuadër — Ne punojmë të gjithë për arritjen e një vizioni të perbashkët. Fuqia e skuadrës janë indivitet, fuqia e individeve është skuadra.
• Pergjëgjësi, Perfeksion, Respekt.

SHËRBIME DHE KONSULENCË MJEDISORE

SHËRBIME DEZINFEKTIM-DEZINSEKTIM-DERATIZIM

SHËNDETI DHE SIGURIA NË PUNË

Kontakte

Qendra e Monitorimit te Mjedisit ,
Rruga Kthesa e Kamzes,
Prane Spitalit Hygea
1000, Tirane AL

Email: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Website: www.qmm.al